
Organizata e qeverisë gjermane GIZ ka shpërblyer sot me mirënjohje drejtorin e Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, duke e vlerësuar si drejtorin më të suksesshëm në Republikën e Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, Komuna e Gjilanit thotë se kjo mirënjohje iu dha drejtori Musa me rastin e ndarjes së 23 shpërblimeve për planet më të mira zhvillimore të shkollave të Gjilanit.
Me këtë rast, përfaqësuesja e kësaj organizate, Dagmar Fuchs, bashkëpunimi me Gjilanin në fushën e arsimit është i veçantë meqë drejtori i arsimit në këtë komunë është më i suksesshmi në nivel vendi.
“Mund të them se drejtori Nazmi Musa është shembull nga të gjithë drejtorët e arsimit në Kosovë, që është i përkushtuar për arritje të cilësisë në arsim dhe është punë e madhe e angazhimit që ai bënë në këtë fushë për këtë periudhë kohore. Janë bërë ndryshime të mëdha në menaxhim dhe cilësi në këtë Drejtori dhe në përgjithësi në shkollat e Gjilanit”, ka thënë Fuchs.
Ndërsa, Nazmi Musa, ka potencuar se kanë përfituar përvoja të mira dhe mbështetje të madhe nga kjo organizatë për sektorin e arsimit dhe ngritjes së cilësisë në arsimin e Gjilanit, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com