Arrestohet shqiptari, punonte ilegalisht në auto-larje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shqiptari, punonte ilegalisht në auto-larje

    Insajderi
    04 March 2016 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar i cili dyshohet se ka qenë duke punuar në mënyrë të paligjshme në Saint Albans, është arrestuar të enjten pas një kontrolli të zyrës për emigracion në Britani të Madhe.

    30-vjeçari, i cili kishte hyrë në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar, ishte duke punuar në një auto-larje në qytezën e St Albans derisa oficerët e emigracionit e zunë atë duke punuar ilegalisht në vend të punës.

    Atij iu kishte ndaluar qëndrimi në Britani por ai kishte qëndruar ilegalisht. Biznesi ku ai kishte punuar do të ballafaqohet me një dënim në vlerë të hollash, prej 20.000 funtash, nëse për shqiptarin nuk gjejnë ndonjë leje të punës apo pasaportë që i garanton atij qëndrimin në Britani të Madhe. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark