Serbia ndalon në këtë mënyrë përdorimin e celularëve në klasë mësimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia ndalon në këtë mënyrë përdorimin e celularëve në klasë mësimi

    Insajderi
    04 March 2016 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e edukimit fillor dhe të mesëm në Serbi kanë gjetur një formë interesante për të ndaluar përdorimin e celularëve në orës mësimore nga ana e nxënësve.

    Një tavolinë e ndarë në shumë hapësira të mjaftueshme sa për t’i zënë celularët e të gjithë nxënësve vihet në një cep të klasës. Në atë tavolinë vendosen veçmas celularët e të gjithë nxënësve deri në përfundimin e orëve mësimore.

    Në disa shkolla në të ndryshme ky vendim ka ngjallë reagime nga nxënësit ndërsa është mirëpritur si vendim nga ana e mësimdhënësve.

    Në Kosovë por edhe në vende të tjera të rajonit, përdorimi i celularëve në shkolla fillore dhe të mesme është fenomen shqetësues. Por përkundër kësaj, asnjë nga këto vende nuk kanë marrë ndonjë veprim për të parandaluar këtë gjë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark