Përfaqësuesja uruguajane ka lëshuar listën prej 28 lojtarëve që do të përballen me Brazilin më 25 mars dhe Perun katër ditë më vonë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Russia 2018”.
Në këtë listë shihet që është i ftuar edhe sulmuesi I Barcelonës Luis Suarez, i prej që e kafshoi mbrojtësin Italian, Giorgo Chiellinin në Kupën e Botës 2014, kishte marrë një pezullim prej 9 ndeshjesh nga FIFA, raporton Insajderi.
Emra të rinj të grumbulluar në skuadrën uruguajane janë Diego Laxalt i Genoas dhe Guillermo Varela i Manchester Unitedit. /Insajderi.com