Insajderi
Biznes

BE-ja kërkon vendosjen e rregullave për përdorimin e monedhave digjitale

Insajderi
06 December 2019 - 10:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Asnjë monedhë e re botërore nuk duhet të fillojë funksionimin, derisa sfidat dhe rreziqet ligjore, të rregullatorëve dhe mbikëqyrëse nuk janë identifikuar dhe adresuar në mënyrë të duhur”, thanë vendet anëtare të BE-së, përmes një deklarate të përbashkët.

Kompania Facebook ka dalë vazhdimisht kundër një rregullatori dhe shqetësimeve të qeverive, që kur njoftoi planet e saj për një monedhë digjitale të quajtur Libra.

Rrjeti social dëshiron që Libra të përdoret për pagesa ndërkufitare.

Ajo mund të blihet duke përdorur një monedhë standarde, sikurse janë dollarët ose eurot.

Por, vendet e Bashkimit Evropian, thanë se nevojitet më shumë informacion lidhur me “mënyrën sesi planifikojnë të menaxhojnë rreziqet e këtij biznesi”

Duke pasur parasysh bazën e madhe të përdoruesit të platformës së medieve sociale prej 2.4 miliardë përdoruesve aktivë mujorë, ka shqetësime që Libra mund të kërcënojë sovranitetin e monedhave kombëtare dhe të shkaktojë çrregullime të mëdha të tregut financiar./rel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark