
Haradinaj, në fakt, ka thënë se e ka riblerë tokën pasi u ishte marrë nga pushteti serb.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se këto të dhëna po publikohen për të tërhequr vëmendjen nga mbrojtja e 12 mijë hektarëve tokë që i janë falur Malit të Zi.
“Ndërkaq nxjerrjen e këtyre informacioneve të sajuara ose gjysmë të vërteta, e konsiderojmë si presion për të hequr dorë nga mbrojtja e disa pronave shumë më të mëdha, siç janë 12 mijë hektarë në kufirin me Malin e zi, presion për ta lejuar Isa Mustafën e Hashim Thaçin, që për interesin e tyre dhe nën firmën e Asociacionit ta krijojnë edhe një komunë me shumicë serbe në Prilluzhë, në mënyrë që Serbinë t’na e bëjë hisedar në basenin e qymyrit, apo edhe koncesione të tjera në dëm të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai tha se të gjitha këto vendime të Qeverisë janë të mjera përballë vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës.