Ferid Agani - anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferid Agani – anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

    Insajderi
    05 March 2016 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, që njëherësh është edhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tashmë edhe zyrtarisht është anëtar i rregullt në “European Academy of Science and Arts”me seli në Salzburg të Austrisë, ka njoftuar Partia e Drejtësisë.

    Agani, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të anëtarësimit si anëtar i rregullt i kësaj akademie, që në gjirin e saj ka 5 fitues të çmimit Nobel. Fokusi kryesor i kësaj akademie janë shëndeti, dialogu, dhe toleranca.

    Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është  themeluar në  vitin 1985 në Salzburgu dhe njëra ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë.

    Pranimi i Aganit në këtë institucion akademik është dëshmi e qartë e fushëveprimit të tij të deritashëm dhe përgatitjeve të larta shkencore brenda dhe jashtë vendit.

    Përveç dhjetëra punimeve shkencore dhe paraqitje ndërkombëtare anë  e kënd globit, Agani ka marrë edhe çmime ndërkombëtare dhe është  lauruar me titullin Doctor Honoris Causa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark