Insajderi
Biznes

Këputen kabllot optike të Google, shkaktojnë probleme në Evropën Lindore

Insajderi
22 December 2019 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Problemi i cili zgjati për dy orë, u shkaktua nga këputja fizike e disa kabllove të fibrave optike, një gjë tejet e pazakontë.

Kabllo optike të dëmtuara të Google shkaktuan probleme me internetin në Evropën Lindore, Iran dhe Turqi ditën e enjte.

Problemi i cili zgjati për dy orë, u shkaktua nga këputja fizike e disa kabllove të fibrave optike, një gjë tejet e pazakontë.

Google tha se shërbimet e saj ishin të padisponueshme në rajonet e lartpërmendura për mëse 30 minuta.

Aksesi në Bullgari, Iran dhe Turqi kishte pasur probleme për dy orë. Asnjë informacion nuk u dha për kabllot e këputura. Edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme ku gabimisht kabllot optike janë prerë.

Në 2011, një grua 75-vjeçare kishte dëmtuar kabllot optike që lidhnin Gjeorgjinë me Armenië ndërsa po kërkonte për skrap.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark