Thirrje për gjendje të jashtëzakonshme në kufirin Greqi-Maqedoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thirrje për gjendje të jashtëzakonshme në kufirin Greqi-Maqedoni

    Insajderi
    05 March 2016 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një guvernator rajonal në veri të Greqisë ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë, për shkak të krizës me migrantë.

    Apostolos Tzitzikostas, guvernator i rajonit të Maqedonisë Qendrore, ka thënë se numri i migrantëve të bllokuar në kufi ka arritur në së paku 13,000.

    Tzitzikostas ka thënë se në gjithë rajonin e Maqedonisë Qendrore janë 20,000 migrantë.

    “Nuk mund ta bartim më vetë këtë peshë”, ka thënë ai për transmetuesin grek Skai, derisa ka vizituar pikën kufitare me Maqedoninë Idomeni.

    Gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte furnizimin me ndihma, thonë mediat greke.

    Tzitzikostas i ka bërë thirrje Maqedonisë që të hapë kufijtë e saj menjëherë.

    Maqedonia lejon në territorin e saj vetëm sirianë dhe irakianë, ndonëse edhe ata duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta.

    Më herët, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me migrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë.

    Së paku 2,000 migrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë.

    Mbi 125,000 njerëz kanë arritur këtë vit në brigjet greke – gati 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark