Insajderi
Lajme

25 refugjatë fundosen në Turqi

Insajderi
06 March 2016 - 21:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën 25 persona pasi janë  fundosur në brigjet turke teksa përpiqeshin të arrinin në Greqi, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ndërkohë autoritetet maqedonase kanë vendosur kufizime të mëtejshme mbi refugjatët që po përpiqen të kalojnë kufirin grek.

Rojet bregdetare turke nisën një mision kërkimi dhe shpëtimi për emigrantët e tjerë që besohen të jenë zhdukur nga aksidenti, raportoi agjencia shtetërore turke “Anadolu”.

fundosje

Rojet bregdetare kanë shpëtuar 15 refugjatë të tjerë jashtë vendpushimit Didim në Detin Egje.

Në mesin e të vdekurve përfshihen edhe 3 fëmijë, sipas agjencisë private të lajmeve Dogan.

Maqedonia ka vendosur që të lejoj të hynë vetëm refugjatët që besohet të vijnë nga zonat e luftërave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark