Insajderi
Botë

Biden: Do t’ua “nxjerrë zemrat” xhihadistëve të ISIS-it

Insajderi
07 March 2016 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden tha sot se Ëashingtoni do “t’ia nxjerrë zemrën” grupit ekstremist, Shtetit Islamik, në Siri dhe në Irak.

“Ne do t’ia nxjerrim zemrën Daeshit (Shtetit Islamik) në Irak dhe në Siri, në mënyrë që t’ua pamundësojmë atyre që të shpërndajnë helm në rajon dhe në gjithë botën”, ka thënë ai.

Biden ka folur para qindra amerikanëve në një bazë ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kjo luftë do të marrë kohë, por ne jemi të përkushtuar që t’a shkatërrojmë këtë përbindësh”, ka thënë Biden.

Më herët, ai e kishte përjashtuar një zgjidhje ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe kishte bërë thirrje për një tranzicion politik.

“Sado e vështirë që të jetë, ne duhet të bëjmë përpjekje që të arrijmë një zgjidhje politike”, ka thënë Biden.(rel)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark