Insajderi
Botë

Katër gjeorgjianë dënohen se kanë luftuar për Shtetin Islamik

Insajderi
07 March 2016 - 18:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gjykatë komunale në Tbilisi të Gjeorgjisë e ka shpallur fajtor Aiuf Borchashvili, për rekrutim të luftëtarëve për grupin ekstremist, Shteti Islamik, dhe e ka dënuar atë me 14 vjet burg.

Giorgi Khutunishvili dhe Davit Pirisebiya, të cilët u rekrutuan nga Borschashvili për t’iu bashkuar IS-it, u shpallën gjithashtu fajtorë dhe u dënuan me nga 11, respektivisht 10 vjet burg.

Personi i katërt, Giorgi Kuprava mori dënimin për 1 vjet burg, pasi e pranoi se ishte fajtor dhe nënshkroi marrëveshje me hetuesit.

Që të katërt ishin arrestuar në vitin 2015.

Zyrtarët gjeorgjianë njoftuan se më shumë se dhjetë shtetas të Gjeorgjisë i janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark