Vëllai i Jabllanoviqit arrestohet nën dyshimin se bartte drogë me veturë të qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Jabllanoviqit arrestohet nën dyshimin se bartte drogë me veturë të qeverisë

    Insajderi
    25 January 2017 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marko Jablanoviq i quajtur “Egërsirë” (34), vëllai i Aleksandar Jablanoviqit, sekretar shtetëror në ministrinë serbe për punë, dhe biri i Dragan Jablanoviqit, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, u arrestua në afërsi të Kralevës për shkak të dyshimit se shpërndanë drogë. Ai në momentin e arrestimit gjendej në veturën zyrtare të qeverisë së Serbisë.

    Vëllai i tij, Aleksandar Jablanovic, konfirmoi për Kuririn serb se vëllai i tij është arrestuar dhe shpjegoi përse ai gjendej në veturën zyrtare të qeverisë serbe.

    “Nuk ka këtu asnjë sekret. E angazhova vozitësin tim që të takohemi në gjysmë të rrugës në Kragujevc që të më sjellë çantën me dokumente të cilën e kisha harruar dhe disa tesha të pastra, pasi unë jetojë në Beograd ku punojë, ndërsa bashkëshorten e kam në Leposaviq. Mirëpo, kunata ime në ndërkohë kishte probleme shëndetësore dhe u nisë me vozitësin tim deri në Kragujevc te mjeku, pasi që atje kishte kartonin e shëndetësisë, e me të është nisur edhe Marko. Policia i ka ndaluar dhe Marko është arrestuar”, ka thënë Aleksandar Jablanoviq.

    Në pyetje a din diçka në lidhje me pretendime se vëllai i tij “ka rënë” për shkak të drogës, ai përgjigjet se nuk është në marrëdhënie të mira me të dhe se nuk din se me çfarë ai merret./gazetametro.net.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark