Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e sheh si progres renditjen e Kosovës në vendin e 95-të për korrupsion.
Mburrja e tij vjen pasi Kosova ka shënuar rënie për 11 vende krahasuar me një vit më herët.
Raporti i sapodalë i organizatës së njohur ndërkombëtare Transparency International për perceptimin e korrupsionit tregon se Kosova ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm më 2016. Vendi ynë është renditur në vendin e 95-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 106-të, pra 11 vende më poshtë”, ka shkruar Veseli në facebook.
Ai ka thënë se lufta kundër korrupsionit është e gjatë.
“Të gjithëve na mbetet ende një rrugë e gjatë për ta bërë në luftën kundër korrupsionit, por ne po ecim me hapa të shpejtë në drejtimin e duhur”, ka përfunduar Veseli./Insajderi.com