Abdurrahim Islami nuk e ka pasur të lehtë t’i prezantojë dëshmitë e tij kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë seancës së sotme.
Gjatë fjalimit të tij, ai shpesh është ndërprerë nga avokatët e të akuzuarve, por edhe nga vetë të akuzuarit.
Kjo ka bërë që ata të përplasen verbalisht gjatë seancës.
Por, meqë avokatët kishin kërkuar që prokurori Islami të përjashtohet nga kjo lëndë, gjyqtari i rastit e ka ndërprerë seancën me arsyetimin për ta shqyrtuar kërkesën për përjashtimin e prokurorit.