Veseli: Kosova ka orientim perëndimor, i kontribuon stabilitetit në Ballkan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Kosova ka orientim perëndimor, i kontribuon stabilitetit në Ballkan

    Insajderi
    25 January 2017 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova ka orientim perëndimor, duke shtuar se do të përmbushet çdo obligim që del në rrugën e integrimit në BE.

    Veseli i bëri këto deklarime pas takimit me shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituara në Kosovë.

    “Kosova është vend evropian kemi orientim perëndimor dhe vendimet euroatlantike janë kryesore për ne dhe do të vazhdojmë drejt kësaj rruge”, ka thënë Veseli.

    “Ne do të përmbushim çdo qëllim që është kërkesë nga Bashkim Evropian”, ka shtuara ai.

    Ai ka thënë se do t’i respektojnë të gjitha të drejtat e pakicave etnike. Në këtë drejtim, ai ka shtuar se do të vazhdohet procesi i partneritetit me vendet evropiane, si dëshmi se Kosova i takon kësaj familjeje.

    “Do të kemi takime më të shpeshta që do të vazhdojmë rrugën evropiane së bashku dhe me këtë ne do të vazhdojmë rrugën evropiane. Partneriteti ynë me BE-në jetik”, ka thënë ndër tjera Veseli.

    “Kosova nuk është më shtet e as shoqëri konsumuese e stabiliteti, por është vetë kontribuuese e stabilitetit. Do të vazhdojmë kursin e komunikimit pozitë-opozitë, do të vazhdojmë kursin e integrimeve të të gjitha komuniteteve, dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë forcimin e sovranitetit që është imperativ jetësor dhe në rrugëtimin drejt BE-së./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark