Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, pas takimit që ka zhvilluar me krye parlamentarin Kadri Veseli ka deklaruar se brenda një jave do të emërohet Ministri i Integrimeve Evropiane.
Gjatë këtij takimi kryeparlamentari Kadri Veseli e ka njoftuar Apostolovan se shumë shpejt do të publikohen edhe raportet financiare të partive më të mëdha politike.
“Jam e lumtur që krye parlamentari më njoftoi se shumë shpejt do të publikohen raportet financiare të partive më të mëdha politike dhe brenda javës do të emërohet ministri për Integrimit Evropian”, tha ndër të tjerash Apostolova.
Ministria e Integrimit Evropian ka mbetur pa drejtues shtatorit të vitit të kaluar pasi që Bekim Çollaku dha dorëheqje nga kjo pozitë për t`iu bashkuar ekipit të këshillëtarëve të presidentit Hashim Thaçi./Insajderi.com