Vuçiq fajëson Kosovën për shkeljen e marrëveshjes së mbrëmshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq fajëson Kosovën për shkeljen e marrëveshjes së mbrëmshme

    Insajderi
    25 January 2017 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka lënë fajtorë përfaqësuesit kosovarë për prishjen e marrëveshjes së mbrëmshme në Bruksel që palët të mos bëjnë deklarata publike pas takimit.

    Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federiga Mogherini, që të dënojë sjelljen siç ka thënë ai, joprofesionale e të papërgjegjshme të liderëve të Kosovës. Vuçiq tutje ka thënë se nëse pala kosovare vazhdon të mos e respektojë marrëveshjen, atëherë kjo është shenjë e qartë që ata nuk janë të interesuar për bisedime porse duan të rrezikojnë stabilitetin në rajon, njoftojnë mediat serbe.

    Kryeministrat dhe presidentët e të dy shteteve u takuan mbrëmë në Bruksel në një takim të thirrur nga Mogherini pas zhvillimeve të fundit. Mogherini ka thënë pas takimi se palët janë dakorduar për të ulur tensionet dhe vazhduar dialogun.

    Por, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Mogherini, ka thënë të mërkurën se palët kanë shkelur marrëveshjen për t’u mos u deklaruar rreth takimit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark