Insajderi
Biznes

Formohet Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Insajderi
28 February 2020 - 11:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Kuvendin e Kosovës është formuar Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ky komision u vlerësua si njëri prej më të rëndësishme në analizimin dhe mbikëqyrjen e financave publike në ministritë, komunat dhe agjencive të pavarura.

Kryetari i komisionit, Bedri Hamza tha se në bazë të fushëveprimtarisë së tyre është shumë me rëndësi që të ngritët llogaridhënia dhe interesimi për vlerën e parave.

Rekomandimet që dalin nga ky komision i vlerësoi si shumë të rëndësishme deputeti i AAK-së, Ali Berisha. Por kërkoi që të ketë kujdes me analizimin e duhur, dhe të shihen sa po zbatohen ato në institucionet përkatëse.

Anëtari tjetër i këtij komisioni nga komunitetet jo shumicë, Albert Kinolli tregoi për rëndësinë që ka ky komision në ruajtjen e parave publike.

Për shkak të mos dekretimit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi disa prej deputetëve që kanë zëvendësuar, ish-deputetët që janë emëruar në ekzekutiv ky komision nuk i pati gjithë anëtarët e plotë të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark