Insajderi
Biznes

Britania e Madhe paraqet kërkesat për bisedimet tregtare me BE-në

Insajderi
01 March 2020 - 17:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mandati negociues bën thirrje për një treg të liberalizuar për tregtinë e mallrave, dhe për të mos pasur tarifa ose kufizime sasiore në tregtinë e produktet të manifakturës ose bujqësore.

Në mandat kërkohet edhe një marrëveshje e veçantë mbi peshkimin, që parashikon negociata vjetore për hyrjen në ujërat e njëri-tjetrit, si dhe një marrëveshje mbi ekuivalencën në shërbimet financiare.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant tha se është ende herët për të spekuluar mbi rezultatet e negociatave.

Britania e Madhe u largua nga BE-ja më 31 janar, por duhet të zbatojë rregullat e bllokut deri në fund të periudhës kalimtare.

Raundi i parë i bisedimeve tregtare mes dy palëve do të fillojë të hënën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark