Insajderi
Biznes

Rritje e vlerës së aksioneve në SHBA, Evropë dhe Azi

Insajderi
25 March 2020 - 10:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tregjet kryesore evropiane u rritën me mbi 8.4 për qind. Tregjet kryesore të Nju Jorkut u hapën me 6% më shumë dhe u rritën edhe më shumë deri pasdite. Gjithë këmbimet në bursën e Nju Jorkut bëhen tani në mënyrë elektronike.

Aksionet në gjithë botën kanë rënë në mënyrë drastike ndërsa qeveritë e vendeve të ndryshme përpiqen të bënë nën kontroll koronavirusin vdekjeprurës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur optimizëm për rimëkëmbjen.

“Vështirësitë do të mbarojnë së shpejti, normaliteti do të kthehet dhe ekonomia jonë do të rimëkëmbet fuqimisht”, tha ai të hënën.

Disa ekonomistë parashikojnë se Shtetet e Bashkuara që kanë ekonominë më të fuqishme në botë, do të bien në recesipn në periudhën prill-qershor, në mos edhe më herët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark