
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka marrë pjesë në një konferencë të projektit të Fondacionit të Kosovë për Shoqëri të Hapur, “Forumi 2015” ku është diskutuar për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Çollaku ka thënë se Ishte konstatim i panelistëve se qëndrimet e shteteve anëtare dhe institucionet të BE-së janë ndaj nesh, dhe të gjitha vendeve që kanë perspektivë të anëtarësimit në BE, janë të ndikuara shumë nga problemet dhe sfidat e mëdha me të cilat po përballen këto vende tani, siç janë kriza e refugjatëve, mundësia e largimit të Mbretërisë së Bashkuar e të tjera.
Por, sipas tij, përkundër kësaj, BE duhet që të ruaj dinamiken e integrimit të Kosovës, dhe se urgjentisht të bëjë liberalizimin e vizave.
“Kosova nuk duhet të jetë as viktimë e krizës së refugjatëve, apo faktit që nuk paraqet ndonjë rrezik gjeopolitik për BE-në. Ne duhet të vlerësohemi në bazë të përkushtimit tonë, dhe përmbushjes së kritereve teknike. Kjo do të siguroj një qasje reale të cilën e meriton Kosova”, ka thënë ai.
“Hapi i parë, dhe urgjent në këtë drejtim është heqja e vizave sa më shpjet sepse BE-ja pa të drejtë është duke i mbajtur të izoluar qytetarët e Republikës së Kosovës.”