Insajderi
Biznes

Trump dhe Putin diskutojnë për situatën në tregun e naftës

Insajderi
31 March 2020 - 14:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kremlini zyrtar njoftoi se të dy presidentët ranë dakord që zyrtarët rusë dhe ata amerikanë të energjisë, të vazhdojnë diskutimet për situatën e krijuar pas uljes së çmimit të naftës në nivel global.

Në këtë drejtim, presidenti Trump, të hënën, e ka quajtur si “çmenduri” luftën e çmimeve mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

“Padyshim, ka një pajtim se situata aktuale e tregut të naftës nuk është në interes të vendeve tona”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov nuk pranoi të komentojë, kur u pyet, nëse të dy udhëheqësit kishin diskutuar për Arabinë Saudite gjatë telefonatës së tyre./rel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark