
Maqedonia ka thënë se nuk do të lejoj më asnjë emigrantë nëpërmjet kufirit me Greqinë, në mënyrë efektive duke bllokuar rrugët e emigrantëve drejt Unionit Evropian.
Vendimi erdhi pasi Sllovenia ndaloi qasjen e emigrantëve që kalojnë transit nga vendi i tyre. Kroacia dhe Serbia pastaj thanë se do ta ndiqnin këtë shembull, shkruan BBC.
Derisa 13,000 emigrantë kanë mbetur të bllokuar tani në kufirin Maqedoni-Greqi, raporton Insajderi.
Lëvizjet vijnë pasi BE-ja dhe Turqia kanë përcaktuar një plan për të lehtësuar krizën më të madhe të Evropës me refugjatë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas planit, i cili ende mbetet për t’u finalizuar, të gjithë emigrantët që vijnë në Greqi nga Turqia do të kthehen përsëri në Turqi.
Duke njoftuar për marrëveshjen të hënën, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, ka thënë se nuk do të ketë më rrugë me destinacion Evropën për emigrantët. /Insajderi.com