
Pa asnjë votë kundër, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike ka votuar Kadri Veselin si ushtrues detyre në pozitën e kryetarit të kësaj partie.
Ky votim shton shanset e Veselit që ta marr drejtimin e partisë. Pas votimit, Veseli ka thënë se ky besim që e mori nga Këshilli Drejtues “është moment i veçantë dhe emocional për të gjithë partinë” pas dorëheqjes së Thaçit.
Ka lavdëruar paraardhësin e tij, Hashim Thaçin duke e quajtur si kryetarin që ka “pasur sukseset më të mëdha historike dhe politike”.
Premtoi se ai do të vazhdojë punën e Thaçit në PDK.
Ndërsa, nënkryetari Enver Hoxhaj, që e udhëhoqi këtë mbledhje, tha se kjo mbledhje është me karakter pune, gjithashtu edhe solemne, transmeton Express.
“Është mbledhja e parë pas 17 viteve që e mbajmë pa kryetarin e partisë Hashim Thaçin”, tha ai.