Insajderi
Biznes

Qeveria e Bahrejnit do t’ua paguaj qytetarëve të saj të gjitha faturat për muajt prill-maj

Insajderi
09 April 2020 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Bahreinit do t’ua paguaj faturat për rrymë dhe ujë të gjithë qytetarëve dhe kompanive në këtë vend, duke shpenzuar edhe 570 milionë dollarë tjera për pagat e 100 mijë punonjësve në sektorin privat gjatë periudhës prill-maj.

E tëra kjo po bëhet që të tejkalohet sa më lehtë dhe shpejtë kriza e pandemisë së coronavirusit ,që ka prekur pothuajse të gjitha vendet e botës, transmeton Telegrafi.

Qeveria gjithashtu do të pezullojë mbledhjen e taksave sa i përket pronës së paluajtshme dhe turizmit.

Kjo nismë është pjesë e paketës stimuluese ekonomike prej 11 miliardë dollarëve, të cilën qeveria e Bahrejnit e ka ndarë për sektorin privat me qëllim që të zbutë ndikimin ekonomik të pandemisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark