Insajderi
Biznes

Tastiera Magic Keyboard për iPad Pro është lansuar më herët se që pritej

Insajderi
16 April 2020 - 17:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më nuk ka nevojë të pritet deri në muajin që vjen, kur është pritur të lansohej tastiera Magic Keyboard për iPad Pro të ri.

Këtë pajisje që e bën përdorimin shumë më praktik, mund ta porosisni që tani, ndërsa do t’ju arrijë gjatë javës që vjen, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, Magic Keyboard u prezantua krahas iPad-it të ri, por mund të përdoret edhe me gjeneratën e mëparshme të iPad Pro. Nëse keni modelin 11 inç, tastiera do t’ju kushtojë 275 euro, ndërsa versioni 12.9 inç kushton 320 euro.

Kjo tastiera i bashkëngjitet iPad-it në mënyrë magnetike, derisa mundëson që të kthehet deri në 130 gradë, ndërsa mund të paloset për ekranin e iPad sikurse Smart Folio. Struktura është e ngjashme me tastierën Mac BookAir 2020, ndërsa në mes të tasteve e ka nga një milimetër distancë.

Brenda tastierës është edhe hapësira e ndjeshme në prekje, për të kryer funksione dhe aktivizuar funksione të ndryshme me një, dy dhe tri gishta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark