Insajderi
Biznes

Shitjet e veturave në BE pësojnë rënie me 55,1%

Insajderi
17 April 2020 - 12:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“U regjistruan rreth 567 000 makina të reja, më pak se gjysma në krahasim me marsin 2019”, njoftoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin mujor.

ACEA e konsideron këtë një rënie dramatike, si rezultat i shpërthimit të COVID-19, dhe thekson se shitjet e makinave në pjesën më të madhe të Europës janë mbyllur për shkak të masave të frenimit të virusit.

“Është rënia më e madhe e përqindjes mujore nga viti në vit. Në terma absolutë, është shifra më e keqe e shitjeve në mars që nga viti 1990, sipas të dhënave në faqen e internetit të shoqatës”, shtoi një zëdhënës i ACEA./ata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark