Insajderi
Biznes

​Rifillon furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Insajderi
17 April 2020 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrja Termokos ka vendosur të rifillojë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët. Kjo ka ardhur pas kërkesave të shumta nga konsumatorët drejtuar ndërmarrjes dhe Komunës së Prishtinës.

Termokos sipas afatit ligjor, e ka përmbyllur sezonin e ngrohjes dy ditë më parë, por që për shkak të temperaturave ngrohja do të vazhdojë.

“Ndonëse NP “Termokos” Sh.A., sipas afatit ligjor ka përmbyllur sezonin ngrohës 2019/2020 para dy ditësh, përkatësisht më 15.04.2020, me kërkesë të konsumatorëve të shumtë drejtuar në ndërmarrjen tonë dhe në Komunën e Prishtinës, menaxhmenti i NP “Termokos” në koordinim me Komunën e Prishtinës ka vendosur që të rifillojë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët. Furnizimi me ngrohje do t’u përshtatet kushteve klimatike, përkatësisht lëvizjes së temperaturave të ajrit”, thuhet në njoftimin e Termokosit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark