Insajderi
Biznes

Mijëra biznese të falimentuara në Britani të Madhe për shkak të COVID-19

Insajderi
21 April 2020 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas këtij studimi, rreth 21 200 kompani të tjera falimentuan gjatë kësaj periudhe në krahasim me vitin e kaluar, një kërcim prej 70 % gjatë një viti.

Ekonomia britanike ka ngecur midis rritjes së bizneseve që po mbyllen dhe deficitit në hapjen e bizneseve të reja për shkak të frikës së kuptueshme për atë që mban e ardhmja”, tha Mark Hart, zëvendësdrejtor i Qendrës së Kërkimit mbi Ndërmarrjet (ERC).

Në të njëjtën kohë, numri i ndërmarrjeve të reja ra me 23 %.

Sektori i transportit ishte ai që pësoi më shumë dëme për shkak të ndërprerjes pothuajse totale të udhëtimeve dhe mbylljes ndërkombëtare, me një numër ndërprerjesh të veprimtarisë pothuajse të trefishuara në një vit.

Pasuritë e paluajtshme, shitësit me shumicë dhe shërbimet e informacionit janë fushat e tjera më të prekura.

“Nëse këto vështirësi nuk zgjidhen shpejt, mund të shohim vazhdimin e një rënieje të gjatë dhe të ngadaltë të kompanive private, që ofrojnë miliona vende pune dhe depresion ekonomik në vend të një recesioni të shkurtër”, paralajmëron studimi./ata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark