Insajderi
Biznes

Facebook gati t’i kundërvihet Zoom me Messenger Rooms

Insajderi
24 April 2020 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook po lanson një seri produktesh të reja për të zgjeruar opsionet e saj në segmentin e video chat.

Rrjeti më i madh social në botë sot paralajmëroi Messenger Rooms, një shërbim të ri për video komunikim me deri në 50 persona dhe lejimin e miqve të ju bashkëngjiten në video  thirrje kurdo që ata të dëshirojnë.

Po ashtu, Facebook po dyfishon numrin e njerëzve në video thirrje në WhatsApp nga katër në tetë persona, ka shtuar thirrjet me video edhe në Facebook Dating, ndërsa është duke shtuar veçori të reja të transmetimit të drejtpërdrejtë si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Produktet e reja të Facebook po vijnë pasi pandemia globale ka detyruar qindra miliona njerëz të qëndrojnë brenda dhe të mbështeten në mjete dixhitale për pothuajse të gjitha punët.

Më shumë se 700 milionë njerëz tani bëjnë thirrje në Facebook Messenger dhe WhatsApp çdo ditë.

Por konkurrentët po rriten gjithashtu. Zoom, i cili filloi jetën si një mjet i thjeshtë për videokonferenca për biznes, u rrit nga 10 milionë përdorues në dhjetor në më shumë se 300 milionë sot.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark