Insajderi
Biznes

Tesla aplikon për tu bërë furnizues i energjisë elektrike në Britani

Insajderi
03 May 2020 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi i makinave elektrike amerikane Tesla Inc ka bërë kërkesë për licencë për furnizimin me energji elektrike në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimi i licencës nga rregullatori i energjisë mund të. jetë prezantimi i platformës Autobidder të kompanisë, thuhet në raport, duke cituar një burim të kompanisë. Aplikimi nuk sqaroi pse Tesla ka aplikuar për licencë, transmeton indeksonline.

Autobidder është një platformë për tregtimin e automatizuar të energjisë dhe aktualisht është duke u operuar në Rezervën e Energjisë Elektrike të Tesla’s Hornsdale në Australinë e Jugut.

Duke ndërtuar një biznes për bateritë viteve të fundit, prodhuesi i makinave tani po përgatitet të hyjë në tregun britanik me teknologjinë e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark