Insajderi
Botë

Trump thotë se Islami e urren Perëndimin

Insajderi
10 March 2016 - 14:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se beson se Islami e urren Perëndimin.

“Mendoj se Islami na urren neve. Ka një urrejtje të madhe, të pabesueshme ndaj nesh”, ka thënë Trump në një intervistë për televizionin CNN.

I pyetur nëse ai mendon se ka “luftë midis Perëndimit dhe Islamit radikal” ose “luftë midis Perëndimit dhe vetë Islamit”, Trump ka thënë se është gjë e vështirë të definohet.

“Është radikale, por është vështirë të definohet. Është vështirë të ndahet, sepse nuk e dini kush është kush”.

Kritikët thonë se retorika e Trumpit, si dhe thirrja e tij për të ndaluar përkohësisht myslimanët e huaj të hyjnë në SHBA, vetëm se do të përkeqësojnë problemet me myslimanë të moderuar. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark