Insajderi
Biznes

Modeli CX-5 që është më i shituri nga Mazda, do të ketë arkitekturë të re

Insajderi
07 May 2020 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo makinë, mund të pësojë ndryshime shumë të mëdha, në krahasim me modelin e tanishëm

Gjatë javës së kaluar, ishte thënë se Mazda do ta zëvendësojë Mazda6, me një makinë tjetër që lëvizë me rrotat e pasme, transmeton Telegrafi.

Më vonë, është mësuar se Mazda po punon në një arkitekturë të re, të cilën do ta vendosë në versionin e ri të Mazda6.

Duke e ditur se kjo arkitekturë nuk është aspak e lirë, nënkuptohet se mund të përdoret edhe në makina tjera, derisa CX-5, mund të jetë në mesin e tyre.

Sipas të dhënave të kompanisë, ky është modeli më i shitur nga Mazda, andaj si një makinë shumë e rëndësishme që është, kjo arkitekturë duhet të jetë e perfeksionuar, në mënyrë që të mos e dëmtojë në asnjë formë.

Brenda CX-5 që lansohet pas dy vitesh, pritet të jetë motori me 2.5 litra, si dhe një tjetër me 2.8 volt, që funksionojnë së bashku nëpërmjet sistemit hibrid.

Hera e fundit kur është lansuar kjo Mazda ishte para tri vitesh, derisa versioni i ri pritet të quhet CX-50, që të jetë më i ngjashëm me CX-30.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark