Insajderi
Biznes

SHBA, mbi 33 milionë të papunë që nga muaji mars

Insajderi
08 May 2020 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Covid-19 po shkakton shumë viktima në të gjithë botën dhe sidomos në SHBA i cili është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve.

Mirëpo në krizë është futur edhe ekonomia amerikane.

Javën e shkuar kanë aplikuar për pagesën e papunësisë 3,2 milion qytetarë, shkruan BBC.

Me të dhënat e fundit, numri i personave që kanë aplikuar për pagesën e papunësisë në SHBA që prej mesit të muajit mars ka shkuar në 33,3 milion ose 20% e forcës punëtore.

Numri i kërkesave të reja të raportuara çdo javë nga Departamenti i Punës është ulur që prej rekordit prej 6.9 milion kërkesash në Mars, por ato mbeten sërish jashtëzakonisht të larta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark