Bashkëpunimi mes sektorit të prodhimit dhe shitjes me pakicë jetik për zhvillimin e vendit
Fuqizimi i mëtejshëm i sektorit të prodhimtarisë krahas zhvillimit të sektorit të shitjes me pakicë, është parakusht për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa bashkëpunimi ndërsektorial jetik për përcaktimin e…
Insajderi
09 May 2020 - 18:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Fuqizimi i mëtejshëm i sektorit të prodhimtarisë krahas zhvillimit të sektorit të shitjes me pakicë, është parakusht për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa bashkëpunimi ndërsektorial jetik për përcaktimin e trajektores së nivelit të këtij zhvillimi.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të cilët në bashkëpunim me Rrjetin e Shitësve me Pakicë organizuan vizita në rrjetet e disa supermarketeve, ku dhe u takuan me udhëheqësit e kompanive përkatëse.
“Thellimi i bashkëpunimit, sigurimi i furnizimit gjatë kohës së pandemisë, njohja më e afërt me kërkesat e konsumatorëve dhe bashkërëndimi i hapave që mundësojnë zhvillimin e të dy sektorëve, ishin arsyet e organizimit të këtyre takimeve. Prodhuesit u shprehen të kënaqur me takimet ndërsa falënderuan rrjetet për bashkëpunimin e deritanishëm, teksa theksuan nevojën e rritjes së përkrahjes edhe më shumë në të ardhmen. Në anën tjetër, edhe udhëheqësit e këtyre zinxhirëve me pakicë, vlerësuan angazhimin e prodhuesve në zhvillimin e produkteve të reja cilësore në treg teksa ofruan mbështetje dhe kërkuan që komunikimi në mes të palëve të vazhdoj, ku do të hapen rrugë të reja të bashkëpunimit dhe veprimit. Të dy palët u pajtuan që përveç fokusit në tregti të brendshme të intensifikojnë bashkëpunimin në të ardhmen për plasimin e produkteve vendore edhe në tregjet e rajonit, ndërsa u potencua dhe nevoja e rishikimit të legjislacionit për tregti në mënyrë që të trajtohen çështjet të cilat vështirësojnë zhvillimin e këtyre dy sektorëve me rëndësi themelore për ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Rrjeti i Shitësve me Pakicë, ditëve në vijim do të organizojnë dhe takime të tjera në mes anëtarëve që përfaqësojnë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të një platforme që ofron alternativa për zhvillimin e vendi.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.