Insajderi
Biznes

Ekonomia franceze humb gjashtë pikë si pasojë e kufizimit

Insajderi
12 May 2020 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Dy muaj kufizim i kanë kushtuar rreth gjashtë pikë Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë franceze , theksoi sot guvernatori i Bankës së Francës, François Villeroy de Galhau.

“Këto dy muaj na kanë kushtuar mbi rritjen ekonomike vjetore rreth 6% humbje. Humbjet për të gjithë vitin do të jenë më të larta, se ato gjatë kufizimit, pasi aktiviteti mbetet i pjesshëm”, deklaroi guvernatori për “France Inter”.

Pas rreth dy muajsh kufizim për të luftuar kundër COVID-19, Franca filloi dje një rikthim gradual në normalitet, edhe pse kafenetë dhe restorantet vazhdojnë të jenë të mbyllura të paktën deri në fund të muajit.

Komisioni Europian parashikon një rënie prej 8,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto francez në 2020.

Sipas Bankës së Francës, aktiviteti ekonomik i vendit është ulur me rreth 27% në muajin prill. Ulje më e madhe është regjistruar 15 ditëshin e dytë të muajit mars me -32%.

Përsa i përket perspektivave për muajin maj dhe fillimin e daljes nga kufizimi, krerët e kompanive, të pyetur nga Banka e Francës presin në shumicën e sektorëve një rifillim të pjesshëm të aktivitetit të tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark