OKB i bën thirrje Iranit të përmbahet e të mos i rrisë tensionet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB i bën thirrje Iranit të përmbahet e të mos i rrisë tensionet

    Insajderi
    10 March 2016 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Iranit që të përmbahet nga ndërmarrja e veprimeve që mund të çojnë në rritje të tensioneve.

    Këtë thirrje Ban e bëri si reagim ndaj testeve balistike të Iranit, të ndërmarra nga Garda Revolucionare e Iranit, tha sot zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric.

    “Në atmosferën aktuale politike në Lindjen e Mesme, dhe kaq shpejt pas lajmeve të mira për tërheqjen e sanksioneve ndaj Iranit, Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje qeverisë së Republikës Islamike të Iranit që të përmbahet dhe të mos i rrisë tensionet përmes veprimeve të nxituara”, tha para gazetarëve Dujarric.

    Irani thotë se testet raketore, të ndërmarra këtë javë nga Garda Revolucionare e Iranit, nuk e kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, apo marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hossein Jaberi Ansari tha se raketat ishin “instrumente të mbrojtjes dhe ato ishin thjesht për mbrojtje të ligjshme.”

    Garda Revolucionare e Iranit lëshoi disa raketa balistike më 8 dhe 9 mars, njoftoi mediumi shtetëror.

    Ansari tha se këto teste “nuk e kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit” dhe theksoi se Irani do të vazhdojë me programin e vet raketor. Ai gjithashtu shtoi se Irani do të mbetet i përkushtuar ndaj obligimeve të veta ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark