Insajderi
Biznes

KOSTT: Të premten pa energji elektrike do të mbesin ata që furnizohen nga NS Malisheva

Insajderi
21 May 2020 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KOSTT bën të ditur se nga ora 05:00 deri në ora 08:00 të premten do të bëhet shkyçja e linjës 35kV e cila lidhë NS Rahovec me NS Malisheva.

Në njoftimin e KOSTT thuhet se gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga NS Malisheva, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

“KOSTT njofton opinionin, që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110kV NS 110/35/10(20)kV Theranda-NS 110/35/10(20) kV Rahoveci,me datë 22 Maj 2020 (E Premte) nga ora 05:00 deri në 08:00, do të bëhet shkyçja e linjës 35kV e cila lidhë NS Rahovec me NS Malisheva”, thuhet më tej.

“Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për këtë rajon”.

“Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark