Insajderi
Biznes

Nis shpërndarja e pagesave për përfitues të skemës së ndihmës sociale

Insajderi
21 May 2020 - 12:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Posta e Kosovës, sot ka filluar me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej 130 euro, nga Masa Nr.15 e Pakos Fiskale Emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë kohë pandemie, shkruan Insajderi.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Posta e Kosovës, të cilët kanë ftuar qytetarët që të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metra me njëri-tjetrin, gjatë marrjes së shërbimit në sportelet tona.

“Falënderojmë gjithë punonjësit tanë që me përkushtim të lartë në këtë kohë pandemie, po kryejnë me efikasitet shërbime qytetarëve në zyrat postare në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./ Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark