Insajderi
Biznes

Zuckerberg i vendosur që keqinformimi të “mos bëhet viral”

Insajderi
23 May 2020 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Mark Zuckerberg, Facebooku është duke e ndaluar keqinformimin sa i përket zgjedhjeve elektorale në Shtetet e Bashkuara dhe coronavirusit.

Në një intervistë me BBC, drejtori i përgjithshëm i Facebookut iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fushatën e kompanisë kundër keq informimit, pandeminë Covid-19, zgjedhjet e ardhshme dhe kontrollin thuajse të përgjithshëm mbi rrjetin më të madh social në botë, transmeton telegrafi.

Zuckerberg tha se kompania po punon për të larguar përmbajtjen që ka të ngjarë të rezultojë në “dëm të menjëhershëm dhe të pashmangshëm”.

“Edhe nëse diçka nuk do të çojë në dëmtime të menjëhershme fizike, ne nuk duam që dezinformimi të jetë përmbajtja që do të bëhet virale”, tha Zuckerber, duke shtuar se është i vendosur ta ndalojë përhapjen e keqinformimit. Megjithatë, ai tha se dëshironte të lejonte “hapje më të gjerë të mundshme” të lirisë së shprehjes.

Facebook bëri një argument të ngjashëm kur mbrojti vendimin e diskutueshëm, për të lejuar politikanët të gënjejnë në reklamat e tyre në Facebook.

Roli që ka luajtur Facebook, në zgjedhjet elektorale të Shteteve të Bashkuara  në vitin 2016, është kritikuar rëndë, pasi është lejuar ndërhyrja e Rusisë për përhapjen e lajmeve të rrejshme.

Mirëpo, Zuckerberg ka bërë të ditur se e njëjta gjë nuk do të përsëritet edhe këtë herë, pasi thotë se është fituar përvoja dhe janë të gatshëm që situata të mos përsëritet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark