
Infektologu, Valbon Krasniqi në intervistë për Insajderin ka folur për kërkesën e përbashkët të kryetarëve të komunave për shkurtimin e fazës së dytë të masave lehtësuese kundër Covid-19.
Krasniqi ka thënë se kërkesa e tyre është e arsyeshme deri në një masë.
“Mendoj se kanë të drejt deri diku nëse jo plotësisht, megjithatë duhet ta shohim këtë kërkesë si realiste në mënyrë që të shqyrtohen këto masa. Është krejtësisht e natyrshme që me zvogëlimin e numrit të rasteve, autoritetet përkatëse që të kërkojnë rihapje më të shpejtë, pasi që sigurisht vlerësojnë dëmet e tjera që ka shkaktuar ky covid. Megjithatë ne duke qenë mjekë gjithmonë e kemi vendos shëndetin e popullit në rend të parë”, ka thënë Krasniqi.
Infektologu është shprehur se përkrahë kërkesën e përbashkët të kryetarëve.
“E kemi thënë edhe më herët vetëm humbja e shëndetit është diçka që nuk mund të kompensohet asnjëherë, të tjerat po. Sidoqoftë edhe unë i përkrahu në kërkesën e tyre dhe mendoj që jemi në fazën kur do të mendojmë seriozisht që mbase kemi të drejt të lëvizim me hapa më të shpejt drejt rikthimit të normaliteti”, ka thënë ai për Insajderin.
Dy ditë më parë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj Covid-19.
Sipas një njoftimi për media, kryetarët kanë kërkuar që të rishikohen masat vetëm në përputhje me situatën, e cila sipas tyre, vlerësohet të jetë pozitive.
AKK-ja thotë se edhe bazuar edhe në rënien ekonomike, faza e dytë duhet të rishikohet dhe të shkurtohet./Insajderi.org
Lexo edhe:
Kryetarët e komunave kërkojnë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj koronavirusit