Insajderi
Biznes

Pamje magjepsëse të një lagjeje në Prishtinë

Insajderi
25 May 2020 - 15:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banorë të një lagjeje të re në Prishtinë, kanë realizuar fotografi mahnitëse të oborrit të kompleksit të tyre banesor në Prishtinë.

Bëhet fjalë për kompleksin “Blerti”, në lagjen “Kalabria”. Ky kompleks banesor si asnjë tjetër, ka mbi një hektar hapësirë të gjelbër në të cilin nuk kanë qasje automjetet. Ndonëse, ende nuk është përfunduar tërësisht ndërtimi, banorët që jetojnë aty janë duke jetuar jetë me standarde të larta.

Kjo hapësirë banimi është duke u ndërtuar nga kompania “Lesna”, e cila ka mbi 55 vjet traditë. Tashmë, ka filluar fazën e dytë të ndërtimit të komplesit rezidencial “Blerti”, me sipërfaqe prej 50 mijë metrash katror, i ndërtuar me dizajn mahnitëse arkitektonikë slloven dhe sipas standardeve më të avancuara evropiane.

Banorët, aty kanë kopshte, parqe, kënde të lodrave dhe rekreacioni, të gjitha në një komunitet të rehatshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark