Insajderi
Biznes

Eurostat: Rënie historike e GDP-së së zonës euro në T1 2020

Insajderi
29 May 2020 - 13:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo rënie shpjegohet nga masat kufizuese lidhur me COVID-19, që u vendosën gjerësisht nga shtetet anëtare në muajin mars.

Në Francë, dy javët e para të kufizimit kanë mjaftuar ta zhysin vendin në recesion, me një tkurrje historike të PBB-së prej 5,8% në tremujorin e parë, sipas një vlerësimi të Institutit Kombëtar të Statistikave (Insee).

Spanja, e prekur rëndë nga pandemia, ka parë Prodhimin e Brendshëm Bruto të kontraktohet me 5,2%, sipas vlerësimeve paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE).

Në Austri PBB-ja regjistroi në rënie me 2,5% në raport me tremujorin e fundit të vitit 2019.

Gjermania, ekonomia e parë e zonës euro, publikoi parashikimet e saj të PBB-së më 15 maj.

Masat kufizuese kundër koronavirusit kanë pasur gjithashtu një impakt mbi inflacionin, që ka shënaur sërish një ngadalësim në prill, me 0,4%, sipas një vlerësimi të publikuar  sot nga Eurostat.

Në muajin mars, kur këto masa filluan të vendoseshin gradualisht, norma e inflacionit u shfaq me 0,7%, shumë larg objektivit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Europiane.

Sipas Eurostat, niveli i papunësisë në zonën euro është rritur me 7,4% në mars, nga 7,3% në shkurt, gjë që përbën nivelin më të ulët në zonën euro që prej marsit 2008.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark