Insajderi
Biznes

Merkel: Paketë stimuluese shumëmiliardëshe për ekonominë

Insajderi
04 June 2020 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Merkel: Paketë stimuluese shumëmiliardëshe për ekonominë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës në Gjermani CDU, CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë stimuluese shumëmiliardëshe për të nxitur përsëri ekonominë pas krizës së virusit Corona.

Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021. 120 miliardë euro nga kjo paketë vihen në dispozicion nga qeveria federale.

Drejtuesit e koalicionit qeveritar diskutuan për këtë paketë të madhe stimuluese dy ditë me radhë. Merkel tha se ne do të përpiqemi të dalim të fortë nga situata jashtëzakonisht e vështirë së bashku. Sipërmarrja hekurodhore gjermane “Deutsche Bahn” do të marrë miliarda euro ndihmë financiare nga qeveria federale për shkak të mungesës së të ardhurave gjatë krizës së Coronës. Konkretisht kjo do të thotë që qeveria federale do të vërë në dispozicion të Deutsche Bahn pesë miliardë euro. Ndihma prej 2.5 miliardë eurosh janë planifikuar gjithashtu për transportin publik lokal./DW.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark