Insajderi
Biznes

iPhone 13 mund të ketë një ekran rrëshqitës

Insajderi
06 June 2020 - 06:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
iPhone 13 mund të ketë një ekran rrëshqitës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa lajmet për Apple iPhone 13 tashmë kanë filluar, nuk ka ende një ide të saktë se si do të duket iPhone 12.

Por tashmë një video krejt e re për iPhone 13, sapo ka treguar sesa “radikal” mund të duket ky telefon që pritet të dalë në treg në vitin 2021, me celularin që vjen me një mekanizëm me një ekran rrëshqitës, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, iPhone 13 i paraqitur në këtë video gjithashtu vjen me një sistem me katër kamera dhe skaner LiDAR.

Gjithashtu, telefoni duket se ofron disa ikona të vogla në skajet e lakuara të telefonit të mençur.

Duket se iPhone 13 vjen me një aparat fotografik selfie nën ekran, pra kur pjesa e lartë e telefonit të lëvizë anash shfaqet kamera.

Tashmë nuk dihet se si do të duket ende iPhone 13, por disa faqe në internet po shpërndajnë këtë video./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark