Shpallet i pafajshëm personi që u akuzua se sulmoi eskortën e kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet i pafajshëm personi që u akuzua se sulmoi eskortën e kryeministrit

    Insajderi
    11 March 2016 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari për sulmin ndaj veturës së kryeministrit Isa Mustafa, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Trim Gashi, është shpalluri pafajshëm në gjykatë.

    Trupi gjykues merr ketë aktgjykim që Trim Gashi të lirohet nga aktakuza, për shkak se gjykata nuk e ka vërtetuar fajësinë e tij.

    Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi. Ai pohon  se është mbajtur i pafajshëm në paraburgim, raporton Insajderi.

    ‘’Normal që lirohet i pafajshem Trimi, por jo normale ështeëqe si të pafajshëm e mbajteën për pesë muaj në paraburgim. Rast i pasur politik në luftën kundër Zajednicës dhe Demarkacionit. Gjithmonë është mirë me qenë Trim’’, shkruan Gashi në Facebook.

    Me rastin e lirimit të aktivistit Trim Gashi ka reaguzar edhe Vetëvendosje ku thekosjnë se 132 ditë sa i  kaloi Gashi në burg qëndroi me akuza të pabazuara se kinse Gashi kishte sulmuar veturën e kryeministrit Isa Mustafa.

    ‘’Fatkeqësisht Kosova sot është në pozitën e mjerë që gëzohemi kur një Gjykatë e shpall të pafajshmin të pafajshëm’’, thuhet në një komunikatë të VV.

    ‘’Shpresojmë që të vijë shpejt dita kur edhe i fajshmi të shpallet i fajshëm. Shumë të pafajshëm sot vuajnë vendime të padrejta. Shumë të fajshëm sot gëzojnë lukset e fituara padrejtësisht. Por situata me policinë e gjykatat do të ndryshojë shpejt, kur ta ndryshojmë pushtetin që i ka kthyer në instrumente shtypëse policinë e gjykatat’’, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

    Trim Gashi është arrestuar më 16 tetor të vitit 2015 dhe Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzë penale ndaj Gashit me akuzën “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark