Insajderi
Biznes

Ferizajt i shtohet një pikë e Premium Bakery

Insajderi
11 June 2020 - 14:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferizajt i shtohet një pikë e Premium Bakery
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Premium Bakery është fabrikë e cila prodhon mbi 75 produkte të ndryshme me bazë brumin dhe ato shpërndahen çdo ditë në të gjithë Kosovën.

Së fundmi bëhet e ditur që kjo fabrikë, përpos shitjes së produkteve në hiper-markete dhe shitore të ndryshme, aktivitetin e saj do e zgjerojë në hapjen e pikave të veta në shumë qytete të Kosovës.

Me 15 qershor do të bëhet hapja e parë e pikës në qytetin e Ferizajit, ku të gjithë mund të shijojnë shumëllojshmëri të produkteve fantastike nga brumi, ëmbëlsira dhe pije të ndryshme.

Në një ambient komod që ndodhet në qendër të qytetit, përkatësisht në kryqëzimin e rrugës 12 Qershori dhe Zenel Hajdini, (përballë ish Kinemasë së qytetit), të gjithë tani do të kenë mundësinë e shijimit të produkteve më ndryshe.

Të gjitha produktet e Premium Bakery prodhohen çdo ditë të freskëta dhe të kontrolluara në laborator, e cila shton sigurinë dhe cilësinë e produkteve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark