Insajderi
Lajme

Zëvendësministri i Brendshëm viziton pikën kufitare të Jarinjes

Insajderi
11 March 2016 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha vizitoi pikën e kalimit  kufitarë të përbashkët në veri të  Republikës së Kosovës në Jarinje.

Kjo është vizita e parë që një zyrtar i qeverisë viziton këtë pikë që kur ka filluar implementimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë  vizitë zëvendësministri z. Hoxha u shoqërua nga  zëvendësministri Milan Radojevic, Koordinatori i Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitarë si dhe përfaqësues nga  Policia Kufitare dhe  Dogana e Kosovës.

Sic njofton Ministria e Brendshme, Delegacioni u njoftua nga udhëheqësit e kësaj PKK të përbashkët  për procedurat me të cilat operon kjo pikë kufitare, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zyrtarët policor dhe doganor  gjatë punës së tyre të përditshme./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark