Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha vizitoi pikën e kalimit kufitarë të përbashkët në veri të Republikës së Kosovës në Jarinje.
Kjo është vizita e parë që një zyrtar i qeverisë viziton këtë pikë që kur ka filluar implementimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë vizitë zëvendësministri z. Hoxha u shoqërua nga zëvendësministri Milan Radojevic, Koordinatori i Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitarë si dhe përfaqësues nga Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës.
Sic njofton Ministria e Brendshme, Delegacioni u njoftua nga udhëheqësit e kësaj PKK të përbashkët për procedurat me të cilat operon kjo pikë kufitare, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zyrtarët policor dhe doganor gjatë punës së tyre të përditshme./Insajderi.com